Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Përgjigje ndaj sulmit të përçmuar kundër KKE me rastin e vdekjes së shokut Am. Bagkdash

E pandërprerë është përpjekja e disave për të dëmtuar Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), madje edhe me mjete të ndyra dhe imorale. Kështu, përfaqësuesi i «Luftës Kolektive për Bashkimin Revolucionar të Njerëzimit» një organizate inekzistente (Dh. Patelis), i cili kurrë nuk ka pasur dhe nuk ka marrëdhënie me klasën punëtore dhe forcat popullore të vendit tonë, vazhdoi me një sulm tjetër provokues, e cila filloi të riprodhohej edhe nga grupe të tjera të së ashtuquajturës «Platforma Anti-Imperialiste Botërore».
Përgjigje ndaj provokatorëve jep komenti i mëposhtëm, i botuar në gazetën e përditshme «Rizospasti», organ i Komitetit Qendror të KKE:
Provokatori i njohur Patelis, në detyrë të caktuar, po përpiqet përsëri të shpifë kudër KKE. Me një postim të ri -delirium në internet, ai mendon se do ta arrijë qëllimit të tij, këtë herë duke përfituar nga vdekja e papritur e shokut Ammar Bagkdash, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste Siriane, duke bërë pyetjen dinake «çfarë bëri KKE për të mbështetur Partinë Komuniste vëllazërore Siriane dhe për të mbrojtur jetën e Sekretarit të saj».
KKE ka marrëdhënie shumëvjeçare shoqërore dhe internacionaliste me Partinë Komuniste Siriane, ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me shokun Bagkdash dhe zhvilloi aktivitete të përbashkëta mbi çështjet e lëvizjes komuniste ndërkombëtare.
Dhe nuk mund të ishte ndryshe. Ashtu si vetë shoku Ammar Bagkdash nënvizonte, në një aktivitet anti-imperialist të Partisë në stadiumin Sporting në Athinë në vitin 2015, duke folur për KKE, theksoi: «partisë së parimeve të qëndrueshme, të Partisë së lavdishme që mban lart Flamurin e Kuq në qiellin e Greqisë së lavdishme, flamurin e Marksizëm-Leninizmit, flamurin e së ardhmes së ndritur socialiste për popullin grek dhe popujt e të gjithë botës. Flamuri i Kuq simbolizon internacionalizmin proletar, solidaritetin militant të proletarëve në të gjitha pjesët e botës kundër tiranisë kapitaliste. KKE e lavdishme e dëshmon përkushtimin e saj ndaj këtyre idealeve ditë pas dite.»
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbështeti luftën e komunistëve dhe të popullit të Sirisë në çdo periudhë të vështirë, kundër ndërhyrjeve imperialiste, kundër sulmeve të SHBA-ve, NATO-s, BE-së dhe Izraelit kundër Sirisë, ndërhyrjes së fundit imperialiste që çoi në përmbysjen e Asadit dhe dominimin e regjimit të xhihadistëve, të cilin partia jonë e dënoi me vendosmëri.
Mbi bazën e këtyre marrëdhënieve vëllazërore, internacionaliste, KKE mikpriti që në momentin e parë shokun Bagkdash kur ai mbërriti në Athinë pas mbizotërimit të xhihadistëve, siguroi kushtet më të mira të jetesës dhe e mbështeti atë me të gjitha mjetet, duke forcuar më tej marrëdhëniet vëllazërore të cilat shoku ynë i vlerësonte në nivel të lartë.
Ajo mbante komunikim të përditshëm me të për të trajtuar çdo çështje që lindte, duke shkëmbyer mendime mbi zhvillimet ndërkombëtare dhe situatën në Siri, duke shprehur solidaritetin e saj praktik e të pandarë në luftën e Partisë Komuniste Siriane, në kushtet e ilegalitetit.
KKE, me besim dhe përkushtim ndaj detyrës së saj internacionaliste, qëndroi në krahun e tij dhe e mbështeti atë politikisht, ligjërisht dhe me shumë mënyra shokun Bagkdash për marrjen e azilit politik, me rezultate të rëndësishme pasi në një periudhë shumë të shkurtër kohore shoku ynë mori një kartë azilkërkuesi, dha intervistën e parë përkatëse dhe intervista e dytë do të realizohej në ditët në vijim.
Këto marrëdhënie shoqërore, që u ndërtuan gjatë viteve me Partinë Komuniste Siriane dhe shokun Ammar Bagkdash në kushte të vështira, do të vazhdojë dhe asnjë provokator nuk do të jetë në gjendje t'i prishë.
16/07/2025