Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DHIMITRI KUCUBAS

Tani dhe menjëherë të hapen të gjitha rrugët humanitare për në Gaza, të dërgohet urgjentisht ndihma ndaj popullit të torturuar Palestinez

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, bëri deklaratën e mëposhtme në lidhje me politikën e vazhdueshme vrastare të Izraelit në Rripin e Gazës:

«Pasi bombarduan shkolla, spitale, kampe refugjatësh, pasi vranë mijëra civilëve dhe fëmijëve në Gaza, tani kasapët masivë të Izraelit, me mbështetjen e SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së, po përfundojnë krimin e tyre duke e lënë popullin e Palestinës të vdesë nga uria! Të gjithë fëmijët që i shpëtuan bombardimeve tani janë në rrezik të vdesin nga uria!

Urgjentisht, duhet të hapen të gjitha kanalet humanitare, duhet të dërgohen menjëherë ndihma, uji, ushqim, ilaçe dhe mjekë për të përballur urinë për palestinezët e torturuar nga barbaria izraelite.

Të zbatohet Vendimi unanim i Parlamentit të Greqisë për njohjen e shtetit palestinez në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të tij.»

 

 

 

22.05.2025